Janë dashur më shumë se 7 muaj që Avokati i Shtetit t’iu përgjigjet 5 pyetjeve që Gjykata e Të drejtave të Njeriut në Strasburg, kishte nisur në fillim të marsit në lidhje me çështjen Nikëhasani. Strategjia e mbrojtjes së shtetit shqiptar në lidhje me një vendim shkarkimi nga institucionet e Vettingut mbahet e fshehtë, ndërkohë që vendimi për prokuroren e Shkodrës do të shënojë dhe rastin e parë të legjitimitetit të një vendimi që në thelb ka spastrimin e sistemit të drejtësisë në vend.

Shkarkimi me Vetting i prokurores së Shkodrës, Besa Nikhasani është rasti i parë që Gjykata Supreme e Strasburgut u vu në lëvizje. Kjo gjykatë mori në konsideratë ankesën e ngritur nga prokurorja e shkarkuar me arsyetimin se ajo dështoi të paraqiste dokumente të plota për të provuar prejardhjen e pasurisë së saj.

Avokati shtetit Artur Metani thotë se për mbrojtjen e interesave të shtetit në Gjykatën e Strasburgut është bërë një punë shumë e madhe duke mbledhur fakte dhe prova që provojnë se vendimi i Komisionit të Posaçëm të Apelimit është i drejtë, por shumë detaje nga strategjia e mbrojtjes mbahen sekret.

Gjykata e të Drejtave të Njeriut në dy raste i është drejtuar Avokaturës së Shtetit duke kërkuar opinionin për karakterin gjyqësor që ka Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj thotë për A2, se çështja është delikate dhe se organet e Vettingut janë treguar refraktar kur vjen puna tek mbrojtja e subjekteve të rivlerësimit. Hazizaj thotë se procesi i Vettingut është i nxituar duke sjell pasoja.

Referuar pyetjeve që ka bërë Komisioneri i Strasburgut diçka mungon dhe duket nga përmbajtja e pyetjeve.

1) A i përmbush Kolegji i Posaçëm i Apelimit kriteret e parashtruara në ligj, për t`u konsideruar si ‘’gjykatë’’ sipas nenit 6 të Kushtetutës?

2) A ka pasur aplikuesi një proces të drejtë gjyqësor, në veçanti a ishte dhoma e Apelit e pavarur dhe e paanshme siç e kërkon ligji?

3) A ishin të qarta dhe të aksesueshme në të gjitha fazat, dispozitat ligjore që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të aplikuesit?

4) A ka pasur ndërhyrje lidhur me të drejtën e aplikueses për të respektuar jetën e saj  private, mbi bazë të nenit 8, pas shkarkimit si prokurore?

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese çoi dy Gjykatave të përkohshme në ruajtjen e standardeve për një proces të rregullt ligjor, për të cilin priten vendimet e Strasburgut, për të parë se cilat janë efektet e Vettingut në sistem dhe sa penalizues do të jetë për vendin në prag të konstituimit të organeve të reja të drejtësisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re