Shkarkohen të gjithë krerët e policisë së Elbasanit. Vendimi është dhënë nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Cako, në një deklaratë për mediat.
 
Cako theksoi se vendimi ka lidhje me incidentin e ndodhur në Elbasan ku një automjet përplasi makinën e policisë dhe mungesën e reagimit nga ana e uniformave blu. Cako deklaroi se drejtuesit e policisë nuk kanë qenë në lartësinë e duhur për të vepruar.
 
Në krye të Drejtorisë së Policisë për Qarkun e Elbasanit emërohet Alti Qato.
 
Gjatë kësaj konference Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Cako ka deklaruar se në 9 muaj kanë vendosur në sekuestro 35 milion euro pasuri të vënë në rrugë kriminale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re