Tre zëvendësministra janë shkarkuar nga detyra në mbledhjen e qeverisë këtë të mërkurë.

Dorina Çinari, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë nuk do të jetë më në këtë detyrë, ndërsa fatin e saj do ta kenë edhe Rovena Voda zv/ministre e Brendshme si dhe Fjoralba Caka, zëvendësministre e Drejtësisë.

Vendimet e firmosura nga zv/kryeministri Erion Braçe hyjnë në fuqi menjëherë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re