Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë krzeministri Edi Rama përmes një njoftimi në Twitter.

Gjithashtu Rama ka bërë me dije se do të kërkojë emërimin në këtë pozicion të kreut aktual të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballës.

“Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të  Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese edhe në këtë drejtim”, ka shkruar Rama.

Këto lëvizje vijnë pas ngjarjeve të ditëve të fundit, ku njerëzit e fisit Rraja dhunuan dy persona të fisit Maja në Fushë-Krujë, pas denoncimeve për guroren që është në pronësi të tyre.

F0iFyTUXwAIIB16

F0iFyTQWwAYiEE1

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re