Robert Mugabe u shkarkua nga partia e tij pas 37 vjet sundimi në Zimbabve. “Diktatori 93-vjeçar u zëvendësua nga ish-zv/Presidenti i shkarkuar, Emmerson Mnangagwa, i mbiquajtur me nofkën ‘Krokodili’”, raporton Daily Mail.
Mnangagwa, ish-shefi i sigurimit shtetëror, është në krye të një qeverie të përkohshme post-Mugabe që do të përqendrohet në rindërtimin e lidhjeve me botën e jashtme dhe stabilizimin e një ekonomie në rënie të lirë.
Mugabe ndodhet në arrest shtëpiak prej një jave, së bashku me bashkëshorten e tij, Grace, ndërsa prej dy ditësh ka filluar një grevë urie për të protestuar kundër arrestit.
Gruaja e urryer e diktatorit, ‘Gucci’ Grace, gjithashtu është përjashtuar nga roli i saj si kreu i Lidhjes së Grave Zanu-PF.
Qindra mijëra njerëz dolën në rrugë për të mbështetur veprimin e ushtrisë, që rrëzoi diktatorin Mugabe.
Kur u miratua mocioni, duke hequr Mugabe nga kreu i partisë dhe duke rivendosur Emmerson Mnangagëa për ta zëvendësuar atë, salla shpërtheu në brohoritje, këngë dhe vallëzim.
Por, për këtë shkarkim, Parlamenti i Zimbabve do të mblidhet të martën për të larguar presidentin nëse ai nuk do të heq dorë nga pushteti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re