Drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, Hysni Vata është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Nga hetimet ka rezultuar se nga analiza financiare subjekti ka balancë negative dhe mungesë të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive.

DSIK ka konstatuar papërshtatshmërinë e prokurorit Vata për vazhdimin e detyrës, ndërkohë që ONM i ka referuar Komisionit disa gjetje për hetimet e aksidenteve në punë në minierën e Bulqizës.

Pas verifikimeve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e tij nga detyra.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re