Skip to content

Shkarkohet drejtuesja e Prokurorisë së Apelit në Korçë, shkak pasuria

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra drejtuesen e Prokurorisë së Apelit të Korçës, Irma Balliu.

 

Prokurorja Balliu u gjet me shkelje në seancën dëgjimore të zhvilluar nga KPK.

 

Sipas KPK, prokurorja kishte bërë deklarim të pasaktë në lidhje me pasurinë e saj.

 

Ne lidhje me kete çeshtje edhe ILDKPI kishte dorezuar raport negativ ku theksonte se subjekti kishte fshehur pasurine se saj.