Shkarkohet nga detyra prokurori i Durrësit, Ferdinand Elezi. Komisioni i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e datës 9 prill 2019 të KPK-së.
Elezi u shkarkua nga Vettingu, pasi nuk arriti të justifikonte pasurinë.
Ai e filloi karrierën në Prokurorinë e Kavajës në vitin 1999, ndërsa gjatë viteve 2003-2005 ka drejtuar Prokurorinë e Rrethit Durrës. Në vitin 2005 ai është emëruar drejtues i Prokurorisë së Apelit të Tiranës, detyrë të cilën e ka kryer deri në vitin 2006.
Gjatë viteve 2006-2013, Elezi ka kryer detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Apelit të Durrësit. Prej vitit 2013 ai mban postin e Drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Durrës.
