Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Apelit të Korçës, Etleva Temo.

Në seancën dëgjimore të 9 tetorit për gjyqtaren, KPK ngriti dyshime për shkelje etike dhe për konflikt interesi, transaksione fiktive me automjete dhe pamundësi financiare.

Në seancë u ngritën dyshime edhe për veprime fiktive në këmbimin e një autoveture të prodhimit të vitit 1986 me një mjet të vitit 99-ës, që bashkëshorti e ka shitur disa herë më shtrenjtë.

Gjithashtu u identifikua pamundësi financiare për krijimin e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve.

Trupi gjykues përbëhej nga Firdes Shuli kryesuese, Olsi Komici relator dhe Pamela Qirko anëtare.

Etleva Temo e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si gjyqtare në Gjykatën e Pogradecit. Në vitin 2014, Temo është promovuar si gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Korçës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re