Presidenti i Republikes Bajram Begaj ka shkarkuar kreun e Sherbimit Sekret, Helidon Bendo.

 

Në faqen zyrtare të Presidencës është publikuar dekreti për lirimin e Bendos nga posti i drejtorit të Sherbimit Informativ Shtetëror me propozimin të kryeministrit Edi Rama.

 

Deri në emërimin e drejtorit te ri, funksionet e tij i kryen zevendesdrejtori Oljan Kanushi, i cili mori detyrën në 24 gushtin e këtij viti.

 

Helidon Bendo u emërua në krye të Sherbimit Sekret në nëntorin e 2018. Bendo i është bashkuar sherbimit inteligjent në vitin 1995 dhe ka qenë inspektor karriere përpara se të merrte drejtimin e shërbimit informative shtetëror.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re