Ministri i Brendshem Sandër Lleshaj ka vendosur te shkarkoje nga detyra Drejtorin e Policise se Qarkut te Shkodres, Vehbi Bushatin.  Menjehere pas vrasjes se vellezerve Astrit dhe Brahim Bilali, Lleshaj ka udhetuar vete drejt Shkodres ku per disa ore zhvilloi nje mbledhje me strukturat e policise ne kete qark. Ne dalje per mediat ai beri te ditur shkarkimin e Bushatit dhe emerimin ne kete post te  Niko Brahimit , nje emer i njohur ky per policine e Tiranes.

Ministri nuk dha detaje rreth te shoqeruarve per vrasjen e vellezerve por tha se qytetaret duhet te jene te qete pasi shume shpejt do behet e mundur zbardhja e krimit . Ai e konsideroi ngjarjen si larje hesapesh.

Kreu i ri policise se Shkodres Niko Brahimi me pare ka mbajtur detyren e drejtorit te hetimeve te krimeve te renda ne Tirane .

Ndonëse kanë kaluar disa orë nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqendrën e veriut ende nuk janë identifikuar vrasësit e mundshëm të 2 vëllezërve Bilali.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re