Në ndryshimet qeveritare që u bënë sot në mbledhjen e Asamblesë, kryeministri Edi Rama zëvendësoi ministren e Kulturës Mirela Kumbaron me Elva Margaritin.

Elva Margarit mësohet se është një arkitekte e cila ka mbaruar sudimet në Firence të Italisë, si edhe ka qenë pedagoge në universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Deri më tani ajo  ka mbajtur postin e Këshilltares pranë kryeministrit Edi Rama si edhe atë të koordinatores Kombëtare e Programit “100 Fshatra”.

Elva Margariti zëvendëson nga sot Mirela Kumbaron në krye të Ministrisë së Kulturës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re