Shkarkohet nga detyra nënkryetarja e Bashkisë së Shijakut, Shpresa Domi. Shkarkimi i saj ka ardhur pas deklarimeve të rreme që Domi ka bërë pranë Departamentit të Administratës Shtetërore për dekriminalizimin.
 
Sipas burime, bëhet e ditur se Domi është dënuar me vendim të formës së prerë në vitin 2006, për kalim malli kotrabandë, vepër penale për të cilën është dënuar me gjobë 400.000 mijë lekë.
 
Por, në vitin 2016, kur DAP kërkoi plotësimin e formularit të dekriminalizimit, nenkryetarja Domi nuk ka deklaruar këtë vepër penale, duke e rënduar situatën e saj juridike, për të cilën ka nisur një hetim ndaj saj për veprën penale të “Deklarimit të rremë dhe falsifikimit të vulave, firmave”, duke u dënuar me 6 muaj burg, në 2016-tën.
 
Duke pranuar fajësinë e kësaj vepre penale, ajo ka përfituar ulje të dënimit, me 4 muaj heqje lirie dhe në përfundim të shkallëve të gjyqësorit është denuar në 2016-ën me 60 ditë punë komunitare, kryer pranë Bashkisë Durrës.
 
Ndërkohë mësohet se institucioni ku Domi ka qenë funksionare shtetërore, nuk ka patur dijeni mbi çështjet gjyqësore në ngarkim të nënkryetares.
 
Paraprakisht, mësohet se asaj i është kërkuar të japë dorëheqjen si nënkryetare, por nuk ka pranuar, deri sa ndaj saj është ndërmarrë masë e largimit të menjëhershëm nga detyra.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re