Është shkarkuar sot nga detyra drejtori i Burgut të Peqinit, Bukurosh Malluta.
Lajmi bëhet i ditur për “Balkan Web” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila thekson se vendimi për shkarkimin e Mallutës është marrë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Mësohet se Bukurosh Malluta është shkarkuar nga detyra, për shkak të keqmenaxhimit të situatës në Burgun e Peqinit.