KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Shkodrës Aleks Nikolli, rivlerësimi i të cilit u krye vetëm në një shtyllë, atë të pasurisë. Në seancën dëgjimore, e cila u zhvillua katër ditë më parë Nikolli tha se ai ka kërkuar kontrollin për të treja kriteret dhe nuk ishte dakord, dhe se kërkonte riçeljen e hetimit administrativ.

”Kam një kërkesë paraprake, kërkoj riçelje të hetimit administrativ, në vlerësimin tim, nuk ka arsye se përse seanca dëgjimore ndaj meje të zhvillohet vetëm me një kriter.

Pasi kjo sipas meje përben një paragjykim dhe dua të respektohem për kontributin që kam dhëne në drejtësi. Mbyllja e hetimit vetëm për një kriter është e gabuar. Ky është veprim thellësisht paragjykuese. Kërkoj t’ma arsyetoni pse e keni mbyllur hetimin ndaj meje vetëm me një kriter”, u shpreh gjyqtari tashmë i shkarkuar.

Ndërsa KPK u shpreh: Seanca dëgjimore është fazë e procesit të rivlerësimit, dhe në rast se sillen prova të reja hetimi riçelet.

Nikolli është diplomuar për drejtësi në Universitetin Luigj Gurakuqi në Shkodër dhe nga viti 2001 deri në vitin 2004 ai ka mbaruar gjithashtu studimet në shkollën e Magjistraturës. Në vitin 2015, Nikolli ka marrë titullin doktor shkencash në Universitetin Europian të Tiranës.

Nga viti 2004 deri në vitin 2016, Nikolli ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe nga viti 2016 në vitin 2020 si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re