Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Shkodrës, Albano Çepele. Vendimi është marrë këtë të premte nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi konstatoi mungesë burimesh për blerjen e një apartamenti.

Po ashtu, kishte dyshime për veprime korruptive dhe probleme me profesionalizmin.

Albano Çepele e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 në Gjykatën e Tropojës.

Ai u shkarkua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në vitin 2014, pas një inspektimi që zbuloi shkelje të ligjit. Por, Çepele u rikthye në detyrë në vitin 2016.

loading...