Skip to content

Shkarkohet nga detyra gjyqtarja Enkelejda Hoxha

KLGJ ka pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të magjistrates Enkeleida Hoxha.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani nisi verifikimin e më pas hetimin disiplinor për këtë magjistrate.

Kërkesa për shkarkimin nga detyra të gjyqtares u bë për shkelje të rënda profesionale që diskretitojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës.

“Veprimet dhe sjelljet e magjistrates përbëjnë shkelje disiplinore që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin.

Gjashtë vendime të dhëna prej gjyqtares në harkun kohor nga maj 2017- shkurt 2019, përbëjnë akte që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit”, thuhet në shkresë.