Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të sotme ka vendosur shkarkimin nga detyra të prefektit të qarkut të Beratit, Harilla Dafa.

Në vend të tij është emëruar Valbona Zylyftari, e cila është rikthyer sërish në detyrën e saj.

Kujtojmë që Zylyftari u emërua në maj të vitit 2017, por u shkarkua vetëm pak muaj më pas, në nëntor nga kryeministri Edi Rama.

Ajo ishte pjesë e listës së 12 prefektëve të qarqeve që u shkarkuan në bllok nga kreu i qeverisë, pas zgjedhjeve të 18 qershorit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re