Zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja është shkarkuar nga detyra.

Raportohet se ky vendim është marrë nga Këshilli i Ministrave dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.

Ilir Bejtja ka qenë edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste.

VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Z. Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi ZËVENDËSKRYEMINISTRI  BELINDA BALLUKU

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re