Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur shkarkimin e anëtarit Luan Daci, ndërsa gjyqtari tashmë e gjen veten jashtë sistemit të drejtësisë.

Ishte Komisioni i Displinës pranë KPA-së ai që kërkoi shkarkimin e Dacit, për shkak se ndaj tij ka një dënim të formës së prerë, me 6 muaj burg, i cili iu konvertua në shërbim prove për një vit.

Gjatë leximit të vendimit KPA tha: Natyra dhe rrethanat e kryerjes së shkeljes disiplinore klasifikohet ndër më të rëndat dhe e bën të papërshtatshëm për kryerjen e detyrës së gjyqtarit të këtijinstitucioni. Ndaj Kolegji vendosi shkarkimin e Dacit nga detyra.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK e akuzoi Luan Dacin se ka falsifikuar dokumentet gjatë aplikimit për pozicionin e tij, përmes paraqitjes së rrethanave të rreme nëpërmjet mosdeklarimit të një mase disiplinore për largim nga puna të vitit 1997.

Kjo akuzë u pranua edhe nga GJKKO, duke e dënuar Dacin me 6 muaj heqje lirie. Edhe pse i dënuar, Daci vijoi për disa muaj punën si anëtar i KPA.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re