Komisioni i pavarur i kualifikimit shkarkoi sot nga detyra kryetarin e gjykatës së Apelit te Durrëst, Petrit Çeno, i cili aktualisht është pezulluar nga detyra, pasi është nën hetim edhe nga prokuroria e krimeve të rënda.

 

Komisionerët i gjetën Çenos problematika të shumta në deklaratat e pasurisë.

Sipas tyre, ai nuk justifikonte të ardhurat për blerjen e tre apartamenteve.

 

Po ashtu, pikëpyetje u ngritën edhe për mënyrën se si bashkëshortja e tij kishte përfituar një sipërfaqe toke në Durrës.

 

Në seancën dëgjimore, vetë gjyqtari nuk ishte i pranishëm, ndërsa pati debate të ashpra mes vajzës së tij, avokatit dhe trupës gjykuese.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re