Skip to content

Shkarkohet Voltana Ademi, Pjerin Ndreu zgjidhet kryetar i Shoqatës së Bashkive

Voltana Ademi është shkarkuar nga pozicioni i Kryetares së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, dhe në vend të saj është emëruar Pjerin Ndreu si kryetari i ri.

Nënkryetarë të Shoqatës u zgjodhën Alma Hoxha dhe Ilir Xhakolli.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes Pjerin Ndreu u shpreh:

“Kjo është Asamble e Jashtëzakonshme e mbledhur sipas statutit nga 1/5 e anëtarëve. Në Asamble marrin pjesë kryetarët e bashkive, të 15 bashkive dhe kryetarët e këshillave bashkiakë.

Nga 30 morën pjesë 23. Zgjodhëm ekipin drejtues të shoqatës e cila kishte dy vite që nuk mblidhej, asnjë nga anëtarët nuk vihej në dijeni.

Kërkuam mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblesë. Pas propozimeve dhe votimeve u zgjodh kryesia e shoqatës e përbërë nga tre vetë, unë u zgjodha kryetar.

Ne nuk merremi me fantazira, në shoqata aderojnë bashkitë dhe jo kryetarët, nuk ka të bëjë me emrin e kryetarit, nuk kanë të bëjnë emrat“.