Policia arrestoi në flagrancë një 50-vjeçar, i cili u kap duke shkarkuar inerte në shtratin e lumit Erzen. Mbetjet inerte që i shkarkoi në lumin Erzen, i arrestuari i kishte transportuar me një mjet kamionçinë, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

50 vjeçari, Y. B., banues në Tiranë, akuzohet për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re