Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Policia italiane ka dhënë detaje lidhur me operacionin e përbashkët për shkatërrimin e 5 grupeve kriminale që kontrabandonin emigrantë nga Lindja e Mesme.

 

Në konferencën e përbashkët, me Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, përfaqësues të policisë italiane, tha se trafikantët përdornin emra false e ndërsa shtoi se kanalet financiare të përdorura prej tyre.

 

“Operacioni “Astrolabi”, i cili u finalizua ditën e sotme. Ai filloi në muajin mars të 2020, kur ishin në mbyllje të plotë, në bregdetin e Salermos, nga ky nisi hetimi operativ nga Lecce. Më pas nisi hetimi që janë zhvilluar nga Lecce dhe më pas me kolegët e bashkëpunimit ndërkombëtar. Karakteri i strukturuar të kësaj organizate e bëri të nevojshëm krijimi e një grupi pune dhe më pas u përfshi agjencia shtetërore e informacionit që bashkëpunoi dhe me zyrat e drejtorisë sonë. Hetimet e kryera sot, 22 vendimeve penale, janë kryer edhe kontrolle, 30 flukse migratore, pika e takimit ishte në Turqi, pastaj ndiqej rruga detare ose tokësore përmes Sirisë dhe prej andej nga bregdeti italian. Përdorin emra false, kemi gjetur kanalet financiare të përdorura, që nga pagesat që kryheshin nga njerëzit deri në 10 mijë”, tha përfaqësuesi nga policia italiane, një nga palët bashkëpunëtore në shkatërrimin e 4 grupeve kriminale.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë