Shkatërrimi i një grupi të fortë criminal drejtuar nga shqiptarët, që vepronte n në disa vende të Europës është përshendetur edhe nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
Ai e konsideroi operacionin për arrestimin e dhjetërave anëtarë të grupit kriminal, një sukses të radhës të strukturave të përbashkëta hetimore Shqiperi-Itali.
Bledi Çuçi shtoi se kjo gje dëshmon besimin e lartë që ka sot Policia e Shtetit në sytë e partnerëve ndërkombëtarë dhe vendosmërinë tonë për të goditur krimin.
Finalizimi i operacionit për goditjen e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve që çoi në arrestimin dhe procedimin e dhjetëra personave brenda e jashtë vendit, është një tjetër sukses i punës së Skuadrave të Përbashkëta Hetimore Shqipëri-Itali. Një punë e kryer mirë e me profesionalizëm të lartë në çdo hallkë. Vetëm në dy vitet e fundit policitë tona janë përfshirë në 52 Skuadra të Përbashkëta Hetimore, një numër rekord po ta krahasojmë me vendet e tjera europiane. Kjo dëshmon besimin e lartë që ka sot Policia e Shtetit në sytë e partnerëve ndërkombëtarë dhe vendosmërinë tonë për të goditur krimin. Përgëzime për Policinë e Shtetit, veçanërisht për efektivët që morën pjesë në këtë operacion, SPAK, Policinë dhe Prokurorinë italiane.