Kompania “SALILLARI shpk”, kerkon te pergenjeshtroje informacionet jokorrekte, te qarkulluara ditet e fundit ne disa media elektronike dhe rrjete sociale, ne lidhje me rreshqitjen e nje segmenti rrugor, ne Aksin Kombetar Himare – Sarande, prane fshatit Borsh, e cila sipas tyre supozohet te jete nje punim i keq i Kompanise “SALILLARI shpk”.

Aksi rrugor Borsh – Sarande eshte rikonstruktuar ne vitet 2008 -2009 nga Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve ne ate kohe (sot Autoriteti Rrugor Shqiptar). Segmenti rrugor i cili ka pesuar rreshkitje nuk eshte ndertuar apo rikonstruktuar nga Kompania jone.

Per rreshkitjet ne kete zone dhe ne zona te tjera te rruges se bregut, nga ana e ARRSH jane bere studimet dhe jana hartuar projekte per stabilizimin e tyre qe ne vitin 2015.

Kontrata e Mirmbajtjes nga kompania jone eshte nenshkruar 2 vite me pas, ne 24 Janar te vitit 2017 per Lotin D. Ne kete kontrate perfshihen 350km akse rrugore kombetare ne zonen e jugut dhe ajo perfundon ne fund te vitit 2021. Me fillimin e punes per mirmbajtjen, kompania ka evidentuar dhe informuar autoritetet respektive per problemet e rreshqitjeve ne rrugen e bregut te cilat ishin aktivizuar duke perfshire edhe kete zone.

Me fillimin e rreshjeve intensive keto dite, kompania ka monitoruar vazhdimisht zonat aktive te rreshkitjeve dhe ka marre masat e nevojshme per garantimin e sigurise rrugore.

Si pasoje e rreshjeve me intesitet shume te larte te rena gjate ketyre diteve dhe per shkak te rritjes se nivelit te ujrave nentoksore, fenomeni i rreshqitjes ne kete zone eshte aktivizuar dhe pershpejtuar duke marre permasa te medha ne nje gjatesi prej afro 100m, duke nxjerre jashte funksionit murin mbajtes dhe si pasoje edhe nje korsi te rruges.

Duam te sqarojme edhe njehere se, nderhyrjet per sistemimin e ketyre rreshkitjeve, per shkak te kostos se madhe, nuk jane te parashikuara te perballohen ne kontraten tone te mirmbajtjes dhe nuk jane objekt i saj.

Ne keto kushte, eshte bere vetem mirmbajtja routine dhe eshte monitoruar vazhdimisht situate tek ky segment. Gjate mirembajtjes, ne keto zona, pas miratimit nga Autoriteti Kontraktor, jane kryer vitin e kaluar disa nderhyrje siperfaqsore, sipas parashikimeve te kontrates, vetem per riveshjen me shtresa asfaltike te rruges si dhe rregullimin e kunetave anesore dhe jo nderhyrje te thella konstruktive sikurse paraqitet ne media.

Per sa me siper Kompania jone i konsideron te pasakta informacionet e dhena ne disa media dhe rrjete sociale, te cilat kerkojne te demtojne imazhin tone.

Deshirojme te garantojme qytetaret se ne do vazhdojme te punojme me perkushtim dhe cilesi ne permbushje te detyrimeve tona.