Zyrtarë ukrainas bëjnë me dije se ushtria ka arritur të rimarrë nën kontroll aeroportin Antonov në periferi të Kievit, pasi ishte marrë nga forcat ushtarake ruse.
Këshilltari i shefit të zyrës presidenciale Oleksii Arestovych në Ukrainë ka thënë se forcat ruse janë shkatërruar plotësisht pas një kundërpërgjigje nga trupat ukrainase.
“Forca sulmuese ruse në aeroportin Hostomel u shkatërrua plotësisht. Objekti është tërësisht nën kontrollin e Forcave të Armatosura të Ukrainës”, tha Arestovych.
Aeroporti që ndodhet vetëm 25 kilometra nga Kievi ra në duart e forcave ajrore ruse mesditën e sotme pas një sulmi me dhjetra helikopterë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re