Në rrethin Rosengard në qytetin Malmö të Suedisë, një varrezë muslimane u përdhos, gjë që ka ngjallur alarm te autoritetet.

Policia njoftoi se ka filluar një hetim në lidhje me incidentin.

Mikail Yuksel, president i partisë Partiet Nyans në Suedi, tha se vitet e fundit ka pasur një rritje të numrit të krimeve të urrejtjes kundër myslimanëve në Suedi.

Ai theksoi se sulmi ndaj varrezave myslimane në Malmö është jashtëzakonisht shqetësues.

“Pothuajse nuk ka ditë që një krim urrejtjeje nuk kryhet kundër muslimanëve. Megjithëse muslimanët janë grupi më i prekshëm në Evropë dhe Suedi, unë nuk shoh qeveri ose parti politike të ndërmarrin ndonjë veprim konkret mbi këtë çështje,” tha Yuksel.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re