Shkatërrohet banda më e madhe e drogës në Lleida të Spanjës. Nga operacioni i autoriteteve spanjolle janë arrestuar 20 persona, midis tyre 14 shqiptarë. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar rreth 5000 bimë marjuanë, 15 kg të thatë dhe para të gatshme.
Sipas mediave vendase, hetimi ka nisur rreth një vit më parë, dhe se midis të arrestuarve tre prej tyre janë spanjollë dhe tre të tjerët shtetas rumunë.
Ky është një nga operacionet më të mëdha kundër trafikut të drogës në vitet e fundit në Ponent.
Për realizimin e operacionit, autoriteteve iu deshën dy javë kontrolle.
