Policia italiane ka shkatërruar një grup narkotrafiku italo-shqiptar. Ansa bën me dije se gjatë kontrollit në një fermë kanabisi në Langhe, janë sekuestruar 510 bimë kanabis dhe 18 kilogram marijuanë gati për shitje.

Gjatë operacionit u arrestuan 5 shqiptarë dhe tre italianë.

Ansa raporton se operacioni u zhvillua në orët e para të ditës së sotme nga rreth 60 karabinierë, midis provincave Cuneo, Torino, Asti dhe Rimini.

Gjatë operacionit janë ekzekutuar 14 masa sigurie mes tyre: 8 në burg dhe  tre arreste shtëpie. Në hetim janë edhe 9  persona të tjerë. Pesë prej anëtarëve të këtij grupi janë shqiptarë.

Po ashtu nga kontrolli në shtëpinë e njërit prej të arrestuarve në flagrancë, u gjetën edhe 200 gramë kokainë dhe 500 marijuanë.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re