Një operacion i gjërë i policisë së Ragusës në Itali bëri të mundur shkatërrimin e një bande të përbërë nga 18 persona, italian, shqiptare dhe tunizian të cilët kishin krijuar një rrjet të gjërë të shpërndarjes së drogës në disa zona të Sicilisë. Operacioni në Raguza u zhvillua si pasojë e fletearresteve të lëshuara nga gjykata pas një hetimi të nisur prej muajsh. Gjithcka nisi pasi kohë më parë ishin arrestuar disa shpërndares drogë në Ragusa, mes të cilëve edhe shqiptaret Erald Bushi, Elvis Maloku, Leonard Jahaj dhe Dragan Hasanaj.
 
Me pas policia dhe prokuroria punuan ne fshehtësi për të zbuluar të gjithë grupin dhe kjo coi së fundmi ne pranga edhe vëllain e Elvis Malokut, pikërisht Alandro Maloku 22 vjec edhe ai i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
 
Të gjithë të tjeret e arrestuar janë italiane, tunizien dhe një tjeter nga Rumania.Operacioni “Flipper” vec të tjerash sekuestroi sasi droge të llojeve të ndryshme duke nisur nga marijuana e deri tek kokaina. Banda operonte me grupe të ndryshme në katër zona të Raguzës dhe zona të tjera përreth.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re