Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re

Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një bandë kriminele e trafikut të drogës, ku për pasojë janë arrestuar 30 persona, mes tyre edhe shqiptarë. Ata akuzohen për trafik të lëndëve narkotike nëpërmjet pakove postare nga Spanja drejt Irlandës.

Gjatë operacionit policor, njëri prej të arrestuarve u largua nga një pikë karburanti, duke braktisur 4 valixhe me 54 kg marijuanë brenda. Kreu i bandës ndodhet aktualisht në burgun e Torreviejas.

Operacioni nisi shkurtin e  vitit të kaluar pas kapjes në aeroportin Barajas të më shumë se dy kg marijuanë në dy pako postare të dërguara nga Orihuela Costa dhe San Miguel de Salinas.

Garda Civile përfundoi operacionin më 22 maj me arrestimin e të gjithë anëtarëve të bandës, tre britanikë dhe një grua rumune, të moshës nga 23 deri në 33 vjeç. Ata akuzohen për trafik droge, mosbindje ndaj punonjësve të rendit dhe pjesëmarrje në grupe kriminale.

 

 

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 60 kg sytha maruijuane dhe 490 euro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re