Sikurse shihet nga fotot e publikuara, busti është hequr, ndërsa është shkatërruar edhe pllaka e mermerit.

Busti i Mit’hat Frashërit është vepër e skulptorit Agim Rada, e cila u vendos në Tiranë në tetor të vitit 2018, krah vëllezërve Frashëri te Kodrat e Liqenit

Busti i Mithat Frashërit u vendos krah vëllezërve Frashëri te Kodrat e Liqenit, në një ceremoni të veçantë më 12 tetor të atij viti.

Mit’hat Frashëri ka qenë diplomat, shkrimtar dhe politikan shqiptar, një nga veprimtarët e Rilindjes Kombëtare dhe pjesëmarrës dhe kryetar i Kongresit të Manastirit. Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë qe ministër, diplomat i shtetit shqiptar, kryetar i Ballit Kombëtar dhe Komitetit “Shqipëria e Lirë”. Në botën e letrave ka kontributin e tij si publicist, shkrimtar, përkthyes dhe albanolog.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re