Një grup i trafikur të drogës nga Amerika e Jugut, Holanda e Spanja është goditur në Itali.

Ky grup paratë e fituara i ricikilonin në blerje veprash arti në një galeri në Amsterdam.

Pas tre vite hetimesh, autoritetet italiane në koordinimin e Eurojust, mbyllën fazën investigative të një megaoperacioni që zbardhi një trafik ndërkombëtar droge shtirë në disa vende e me përfshirjen dhe të krimit të organizuar shqiptar.

Megaoperacioni ndërkombëtar është ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm duke shkatërruar një organizatë kriminale me aktivitet në trafikun ndërkombëtar të sasive të mëdha lëndësh narkotike e në lidhje të forta bashkëpunimi me trafikantë amerikano jugor, e eksponentë kriminal të nivelit të lartë në disa vende.

Me urdhër të Prokurorisë së Milanos janë ekzekutuar urdhër ndalimin ndaj 31 personave, kontrolli i 50 banesave si dhe sekuestrimi i një galerie arti modern në Amsterdam, ku ky grup kriminal riciklonte paratë e fituara nga narkotrafikut përmes blerjes së veprave të artit si dhe lëshimit të faturave false.

Megaoperacioni u koordinua nga Eurojust e u shtri në disa shtete mes të cilave Italia, Hollanda, Spanja e Lituania, e me mbështetjen e Interpol dhe të Shërbimit Antikrim e Antidrogë të autoriteteve italiane.

Hetimet e operacionit kanë nisur në shtator të vitit 2019 pas identifikimit të një celule lokale trafikantësh milanezë që i atribuohej dy sipërmarrësve në sektorin e hotelerisë e nga e cila u zbulua emri i një brokeri të rëndësishëm droge në nivel ndërkombëtar e në lidhje të drejtpërdrejta referuese me krimin e organizuar shqiptar, pugliez e atij të pozicionuar në rajonin Campagna.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re