Izraeli goditi me një sulm ajror një godinë 6-katëshe në Rripin e Gazës nën bllokadë.
Ndërtesa përballë Rrugës Jamal Abdunnaser në Rrethin Er-Rimal në perëndim të qytetit të Gazës, u shkatërrua plotësisht pasi u godit nga disa raketa nga aeroplanët luftarakë të Izraelit.
Ndërtesa në fjalë ndodhej pranë Universitetit Islamiyye me një grup shkollash tjera që i përkasin Agjencisë së Kombeve të Bashkuara të Ndihmës për Refugjatët Palestinezë (UNRWA).
Nuk pati viktima ose të lënduar në sulm.
Në sulmet që Izraeli ka kryer në Rripin e Gazës nën bllokadë që nga 10 maji, 212 persona përfshirë 61 fëmijë dhe 36 gra humbën jetën dhe 1.400 tjerë u plagosën.
