Sekuestrimi i një sasie drōge ka çuar para drejtësisë italiane nëntë persona, ku pesë prej tyre janë lënë në “arrest me burg” dhe katër të tjerë në “arrest shtëpie”. Të arrestuarit banonin në provincat e Brindisi, Leçe dhe Bolonjas.

Mediat fqinje raportojnë se arrestimi i nëntë personave u bë si rezultat i operacionit të koduar “Eva”. Po në vijim të ketij operacioni u arrestuan në flagrancë edhe 15 persona, si dhe 24 persona u shpallen si anëtarë të dyshuar të organizatës.

Si rezultat i operacionit u sekuestruan sasi të mëdha drōge konkretisht: 3.750 kilogramë marihuanë, 50 kg hashash, mbi një kilogram kōkainë dhe një kilogram herōinë, nëntë automjete, gjashtë anije dhe tre makina.

Ky është rezultati i hetimeve që zbuluan funksionimin e një organizate kríminale me rrënjë në zonën e Brindizit, dedikuar kryesisht tregtisë së marijuanës nga zona e Ballkanit.

Mësohet se hetimet kanë nisur nga policia e Brindisi në vitin 2017, të cilat kanë bërë të mundur rindertimin e gjithë zinxhirit të trafikut të paligjshëm: nga furnizimi në organizatat kríminale Ballkanike deri në pritjen e dërgesave narkōtike përgjatë brigjeve të Apulian, që më pas të dërgoheshin tek blerësit në të gjithë vendin. Në tërësi, 24 persona u shpallën si bashkëpunëtorë të organizatës kríminale dhe 15 u arrestuan. Nga këto 15, nëntë persona u arrestuan mëngjesin e sotëm dhe gjashtë janë arrestuar më herët.

Policia italiane njofton se operacioni u krye në bashkëpunim midis komandave territoriale dhe departamentit të operacioneve ajrore dhe detare Bari, si dhe falë bashkëpunimit me autoritetet e policisë shqiptare, përmes njësisë kufitare detare të Guardia di Finanza të vendosur në Durrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re