Një organizatë kriminale që drejtohej nga shtetas shqiptarë është shkatërruar në Antwerp të Belgjikës. Grupi trafikonte drogë dhe armë, nga Amerika e Jugut në Belgjikë.

Gjatë operacionit janmë vënë në pranga në Belgjikë 18 persona, pjesëtarë të kësaj organizate kriminale, 12 prej tyre shtetas shqiptarë.

Gjatë këtij operacioni, Policia belge ka kontrolluar 19 banesa dhe ambiente të tjera në qytetit e Antwerpit.

“Si rezultat i hetimeve të përbashkëta me Policinë shqiptare, bazuar në informacionet e siguruara gjatë hetimit, Policia Federale Kriminale e Belgjikës ka arrestuar 18 shtetas (12 prej tyre shqiptarë dhe 6 shtetas nga vende të tjera), pjesëtarë të organizatës kriminale që trafikonte drogë dhe armë, nga Amerika e Jugut në Belgjikë”, njofton zyrtarisht Policia e Shtetit.

Shtetasit shqiptarë të arrestuar gjatë operacionit janë:

V. M., 45 vjeç, V. B., 49 vjeç, F. M., 52 vjeç, S. B., 64 vjeç, N. B., 42 vjeç, F. D., 34 vjeç, F. D., 60 vjeç, Z. P., 50 vjeç (alias Ch. S.), B. H., 50 vjeç, G. Sh., 41 vjeç, A. F., 29 vjeç dhe A. V., 42 vjeç.

Vijojnë hetimet e përbashkëta për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij grupi, identifikimin dhe kapjen e pjesëtarevë të tjerë të grupit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re