Pesë anëtarë të një rrjeti shqiptar të drogës janë arrestuar pas një operacioni të policisë britanike.

Grupi i udhëhequr nga dy vëllezërit shqiptarë Elegantin dhe Klerdi Alcani drejtonin aktivitetin e paligjshëm të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në sasi të mëdha në gjithë verilindjen.

Oficerët sekustruan një sasi droge me vlerë rreth 60 mijë paundë.
Hetimi për to nisi shkurtin e kaluar, pasi panë në një makinë të dyshimtë dy shqiptarët Erdi Haldedën dhe Oltin Gjonin. Gjatë kntrollit atyre iu gjetën 47.574 paund kesh.

Pas një kontrollë në shtëpinë e Haldedës, oficerët gjetën një sasi bimësh cannabis ndërsa tek një shtëpi tjetër sekuestruan 12.5 kg cannabis dhe 15 mijë paund.
Haldeda u dënua me dy vite e gjashtë muaj burg, ndërsa Gjoni me 12 muaj burg dhe një gjobë prej 156 paundësh pronarit të shtëpisë për shpërdorim të pronës.

Bashkëpuntore me ta ishte dhe një shtetase angleze, Kayana Dogston e cila u dënua me një total prej nëntë vitesh burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe posedim të pasurisë kriminale.

24 vjeçari Elegantin Alcani u dënua me dy vite burg ndërsa 25 vjeçari Klerdi me gjashtë vitë e gjysmë burg, raporton Newcastle world.
Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re