Skip to content

Shkatërruan dritare e goditën me sende të forta, policia jep detaje për protestën në Shkodër: Është plagosur efektivi i forcës Shqiponja

Shkodër/Informacion Paraprak

Gjatë tubimit të paligjshëm të  zhvilluar sot në orën  11:00, ku pjesëmarrësit  filluan lëvizjen  nga sheshi Luigj Gurakuqi drejt pedonales se qytetit, para Prefektures dhe gjate  marshimit kanë ndaluar ne rrugen Ëillson.

Pjesmarrësit në tubim  kanë demtuar me sende të forta  godinën e një subjekti politik  duke thyer e shkatërruar  dritaret dhe dyert e më pas nxorrën dhe dogjën bazën materiale  që ishte në brendësi të godinës.

Gjithshtu gjatë tubimit është gjuajtur me  sende të forta në drejtim të Policisë dhe për pasojë  është plagosur  një nga punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme Shqiponja i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër për mjekim.

/faxweb