Forcimi i mëtejshëm i masave të sigurisë në të gjithë sistemin penitenciar në vend, ka bërë të mundur goditjen e një veprimtarie të jashtëligjshme në burgun e Fushë-Krujës.

Pas një hetimi disa mujor me metoda speciale nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, është bërë i mundur dokumentimi i një aktiviteti kriminal ku një i dënuar shiste lëndë narkotike të llojit “Canabis Sativa” brenda ambienteve të IEVP-së.

Nga rezultatet hetimore, mësohet se i dënuari e siguronte lëndën narkotike përmes bashkëshortes së tij, e cila gjatë takimeve të rakorduara, e fshihte në pjesët intime të trupit për t’i shpëtuar kontrolleve.

Pas marrjes së bimës narkotike, i dënuari ja shiste të dënuarve të tjerë kundrejt kartave telefonike, me kosto 1.000 lekë të reja.

Fill pas kësaj ngjarje, pas vendimit të gjykatës janë pezulluar në mënyrë të menjëhershme tetë punonjës të burgut të Fushë-Krujës, duke i referuar prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë të gjithë materialet e nevojshme për veprat penale të sipërpërmendura.

Të gjithë këta punonjës po hetohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal:

1-B. A, i datëlindjes 18.06.1968, lindur në Lezhë e banues në Tiranë, me detyrë specialist i regjimit të jashtë;

2-S.Xh, e datëlindjes 25.02.1964, lindur në Dibër e banuese në Tiranë, me detyrë kontrollore e familjareve;

3-L.C, e datëlindjes 31.03.1961, lindur e banuese në Fush Krujë, me detyrë kontrollore e familjareve.

4-L. S, i datëlindjes 16.04.1964, lindur e banues në Fush Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;

5-A.D, i datëlindjes 18.07.1979, lindur e banues në Fush Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;

6-O.K, i datëlindjes 07.07.1986 lindur e banues në Fushë Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;

7-D. P, i datëlindjes 10.11.1968, lindur e banues në Fushë Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;

8-L.C, i datëlindjes 21.01.1973, lindur e banues në Krujë, me detyrë. Punonjës policie në regjim të brendshëm.

Ndërkohë, nga ana e OPGJ-së së drejtorisë së SHKBB-së, është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Rrethit Krujë me nr 286 akti, date 02.11.2019, ku për shtetasin Isuf Rama është  vendosur masa e sigurimit personal “Arrest me burg” dhe për bashkëshorten e tij Shkëndije Rama ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.

Forcimi i masave të sigurisë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Veprave Penale ka qenë një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë, ku janë ndërmarrë një sërë masash të forta ndaj të gjithë shkelësve të ligjit.

Ndërkohë, së fundmi ministrja Gjonaj ka ndërruar të gjithë shefat e policisë së Burgjeve duke i dhënë përparësi figurave me integritet dhe përgatitje të lartë profesionale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re