Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vendosur të mos dekretojë ligjet të konsideruara si “Paketa Antishpifje” që synon gjoba e deri në mbyllje të portaleve. Kreu i Shtetit ka rikthyer ligjin në Parlament për rishqyrtim.

Sipas Metës, ligji shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik, duke nënvizuar se ky ligj shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit.

Meta thotë gjithashtu se ligji është më kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese si dhe shkel standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re