Lajm i mirë për qytetarët që janë gjobitur jashtë Shqipërisë pasi shkelën periudhën e izolimit: Ata të cilët janë gjobitur në shtetet e huaja gjatë periudhës së izolimit, nga data 1 mars deri më 1 qershor për tejkalimin e afatit të qëndrimit në këto shtete duhet të aplikojnë për rimbursim deri më datë 10 dhjetor.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se të gjithë ata persona që kanë aplikuar por që ende nuk kanë plotësuar mangësitë e dokumentacionit të tyre duhet t’i dërgojnë ato pranë kësaj drejtorie përmes shërbimit postar ose nëpërmjet adresës së email-it brenda afatit.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve:

Çdo individ, qytetar shqiptar, që është gjobitur në shtetet e huaja, për arsyen e mësipërme, duhet të dërgojë:

– mandatin e arkëtimit që vërteton kryerjen e pagesës së gjobës, të përkthyer dhe noterizuar,

– formularin e vendosjes së gjobës nga policia kufitare;

– vetëdeklarim për pëlqimin e individit për verifikimin e hyrje-daljeve të tij kufitare nga sistemi TIMS, sipas formatit të përcaktuar (sipas formatit bashkëlidhur njoftimit);

– fotokopje të dokumentit të identifikimit të individit (pasaportë, kartë identiteti);

– të dhënat individuale të llogarisë bankare në Lekë (emër banke dhe IBAN);

– numër kontakti personal ose adresë email.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re