78 qytetarë janë gjobitur pasi kanë thyer urdhrin për të qëndruar në shtëpi. Në bilancin e 12 orëve të fundit, policia thekson se 78 personat që kanë thyer karantinën janë gjobitur me nga 10 mijë lekë secili, pasi nuk respektuan masën për të qëndruar brenda deri nesër në orën 05:00.

Ndërkohë që në Elbasan, një 24-vjeçar u arrestua në flagrancë, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë, të cilët i kërkuan arsyen e daljes në rrugë.

Gjithashtu 4 drejtues automjetesh janë kapur në shkelje në urdhrit dhe u është hequr leja e drejtimit për 3 vite. Ndërkohë që gjobave nuk u kanë shpëtuar as 2 administratorë subjektesh tregtare, pasi në kundërshtim me orarin kufizues, kanë hapur bizneset e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re