Pjesa më e madhe e vendit është zgjuar në shtetrrethim sot për shkak të urdhrit të dhënë nga qeveria për të shmangur përhapjen e koronavirusit.
Qeveria urdhëroi dje ndalimin e qarkullimit në Tiranë, Durrës, Lezhë, Vlorë, Fier, Kukës dhe Shkodër, por njo të gjithë qytetarët kanë qendruar në shtëpi duke iu bindur këtij vendimi.
Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra rreth 50 persona janë shoqëeruar nga policia për shkak se shkelën urdhrin për të mos dalë në rrugë. Pjesa më e madhe e shkeljeve janë shënuar në Tiranë, Durrës dhe Lezhë. /abcnews.al