Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në shtëpi për kryetarin e bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi.

Kryebashkiaku socialist i Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi është marrë në hetim nga SPAK.

Byberi bashkë me zv.kryetarin e Bashkisë, Abedin Kërrnaja akuzohen për shpërdorim detyre në dy raste.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Prokuroria e Posaçme thotë se Byberi dhe Kërrnaja kanë shkelur ligjin në për ndërtimin e dy rrugëve, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit 277. 611.520 lekë.

Dy hetimet e nisura nga organet vendore të qarkut Kukës përkatësisht në vitin 2021 dhe 2023 i kanë kaluar për kompetencë SPAK.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re