Drejtuesi i një gomoneje në plazhin e Spillesë në Durrës është gjobitur 100 000 lekë të rinj.

Kjo për shkak se ai shkeli perimetrin e sigurisë duke vënë në rrezik jetën e plazhistëve, teksa lundronte me gomone.

Policia Kufitare e Durrësit identifikoi mjetin lundrues dhe bëri bllokimin e menjëhershëm të tij.

Mjeti i bllokuar u shoqërua në ambientet e SPK Durrës./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re