Vizita në një kopsht gjatë masave të bllokimit të rreptë të Britanisë së Madhe mund t’i kushtojë karrierën kryeministrit Boris Johnson.
Ai është duke u përballur në Kuvend, me kërkesën e opozitës për të dhënë dorëheqjen, pasi shkeli ligjet e vendosura për frenimin e përhapjes së Covid, në një kohë kur shumë persona nuk lejoheshin që të takonin familjarët e tyre, apo të lëviznin nga një zonë në një zonë tjetër.
Seanca në parlament është thirrur nga lideri laburist Keir Starmer dhe deputetë të tjerë të kësaj force politike.
Ata kanë kërkuar përgjigje nëse Kryeministri mori pjesë në një festë në kopshtin e Downing Street gjatë bllokimit të parë, që përkon me vitin 2020.
Vetë Johnson ka kërkuar falje, por ka thënë se ajo që ka bërë në kopsht ka qenë një vizitë pune, dhe ai nuk e dinte se përbënte shkelje.
Të pranishëm në festë kanë qenë rreth 25 persona, përfshirë dhe gruan e tij, ndërkohë që deputetët laburistë kanë thënë se ai mund të gjente mënyra të tjera për të falenderuar personelin e kopshtit.
”Mendova se kjo ishte një çështje pune”, tha Johnson në Parlament.
Kryeministri e mbyll deklaratën e tij duke i kërkuar “falje të përzemërt” të gjithë atyre që nuk mundën që të takonin familjarët e tyre në atë kohë. Ai kërkon që deputetët të tregohen të duruar derisa të përfundojnë hetimet në lidhje me këtë çështje.
Ndërkohë që lideri i opozitës, e nisi fjalimin e tij në Kuvend duke nderuar deputetin laburist Jack Dromey që vdiq. Më tej ai e akuzoi kryeministrin për muaj të gjatë mashtrimi.
Është “spektakli patetik i një njeriu që i ka mbetur pa rrugë”, thotë ai dhe i kërkon kryeministrit “të bëjë gjënë e denjë dhe të japë dorëheqjen”.
Boris Johnson përsërit se ai mendonte se po merrte pjesë në një ngjarje pune dhe se i vjen keq për veprimet e tij.
Starmner i përmendi Johnsonit rastet e dorëheqjeve brenda vetë qeverisë së tij, për shkak të shkeljeve të rregullave anticovid, që kanë qenë në fuqi.
Ish-sekretari i shëndetësisë Matt Hancock dha dorëheqjen kur ai theu rregullat, ashtu si ish-këshilltarja e tij Allegra Stratton kur ajo u shfaq një video ku bënte shaka një festë.
“Pse mendon se rregullat nuk vlejnë për të?”, pyet Starmer.
Boris Johnson përsëriti faljen e tij dhe më pas i tha liderit laburist: “Unë mendoj se do të ishte më mirë nëse ti do të prisje që hetimi të përfundojë”.
Edhe deputeti laburist Karl Turner i ka bërë thirrje kryeministrit të japë dorëheqjen.
“Ai nuk ka kërkuar falje… për thyerjen e rregullave dhe shkeljen e ligjit. Atij i vjen keq sepse është kapur,” thotë ai.
“Ai ka të drejtë. Pra, kur zgjedhësit e mi merrnin vendime të paimagjinueshme, ai po organizonte një festë të gjallë në Downing Street.”
Ai shton se ka “një rregull për të dhe një tjetër për ne të tjerët”.
(E.K/Faxweb.al)
…
/faxweb