4 persona kanë rënë në prangat e policisë të Tiranës të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve është edhe një 26-vjeçar, i cili ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila ishte me urdhër mbrojtje.

Njoftimi:

Tiranë

Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 26 vjeç, për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Dhuna në familje”, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. R., 62 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve L. L., 37 vjeç dhe K. Xh., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re