Një 51-vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit, pasi ka dhūnuar të atin.

Në pranga ka rënë shtetasi E. K., i cili ka shkelur vendimin e Gjykatës për të qëndruar larg të atit, pasi ushtronte dhūnë psikologjike ndaj tij.

Njoftimi i policisë:

Berat

Specialistët për Hetimin e Krīmeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin:

E. K., 51 vjeç, banues në Kuçovë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës për të qëndruar larg të atit, shtetasit N. K., 76 vjeç, banues në Kuçovë.

Shtetasi N. K. që prej gushtit të vitit 2019 ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata, pasi djali i tij, shtetasi E. K. ushtronte dhūnë psikologjike ndaj tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re