Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Lezhë, dhe kandidati për deputet, Mark Marku, konfirmon lajmin e TemA-s se është infektuar me koronavirus.

Në një reagim për mediat, Marku thotë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, “asimptomatik dhe, për t’ju ruajtur shëndetin kam munguar në takimet zgjedhore”.

Lidhur me angazhimet e tij politike në fushatë elektorale, Mark Marku thotë:

“Do të mungoj edhe disa ditë, duke ndjekur këshillat e mjekëve”.

Reagimi i plotë i Markut:

Të dashur miq!

Para tre ditësh, pasi bëra tamponin dhe kontrollet mjekësore rutinë kam rezultuar pozitiv me Covid 19.

Ju falenderoj përzemërsisht për qindra mesazhet mbështetëse, që kam marrë prej jush këto ditë.

Jam në gjëndje të mirë shëndetësore, asimptomatik dhe, për t’ju ruajtur shëndetin kam munguar në takimet zgjedhore.

Do të mungoj edhe disa ditë, duke ndjekur këshillat e mjekëve të cilët gjej rastin t’i falenderoj për përkushtimin, profesionalizmin dhe mbështetjen e pakursyer njerëzore.

Veçanërisht, dua të falenderoj mikun dhe mjekun e shkëlqyer; Prof. As. Dr. Krenar Lilaj.

Shihemi së shpejti, mes miqsh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re